
Qindra-mijëra dokumente të ndryshme të historisë së Kosovës eksiztojnë në arkivat e Stambollit në Turqi, që presin të përkthehen në gjuhën shqipe.
Ka deklaruar kështu profesori i gjuhës turke në degën e Orientalistikës në UP, Abdullah Rexhepi i cili e ka vlerësuar të domosdoshëm këtë drejtim për tu studiuar nga studentët e ardhshëm.
“Orientalistika i duhet shoqërisë tonë sidomos kur kemi parasysh zhvillimet globale që po ndodhin tani. Sidomos kur kemi një influencë të jashtëzakonshme të shteteve të Lindjes së Mesme.”, tha Rexhepi në Pasdite.
Në 50 vjetorin e themelimit të degës së Orientalistikës në UP, profesori Rexhepi ka folur edhe për domosdoshmërinë e studimit të kësaj dege në mënyrë që shqiptarët të mësojnë më shumë për historinë e tyre, shkruan Gazeta10.
“Qëllimi i orientalistikës është që t’i shërbej albanologjisë, njohjes, të kaluarës, historisë tonë e të përgatisim kuadro që merren me përkthime nga gjuhët orientale, nga arabishtja, persishtja e nga turqishtja. Të përgatisim kuadro, studiues të osmanishtës që mund të përkthejnë dokumente osmane që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve e të Kosovës në përgjithësi”, tha profesori. /Gazeta10