Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“E çliruan ktuhen” – Hyseni: Sovraniteti në veri u bë i përkohshëm

Gazeta10
25 May 2023 - 23:35

Zgjim Hyseni nga PSD-ja ka deklaruar në Prime TimeKanal10 se kryetarët e rinj të veriut u zgjodhën në mënyrë të dhunshme, gjë që sipas tij s’mund të kenë as legjitimitet për ta ushtruar mandatin e tyre.

Duke kritikuar zyrtarët qeveritar, Hyseni ka përmendur deputetin e VV-së Armend Muja për siç tha ai, me pozicionin e tij triumfues nuk u pa kësaj here në veri për të deklaruar se e “çliruan k’tuhen”.

Sipas Hysenit shtrirja e sovranitetit në veri të Mitrovicës është bërë i përkohshëm, transmeton Gazeta10.  

“Sovraniteti u bë i përkohshëm, prej javës në javë po ndërron sovraniteti. Javën e kaluar ishim sovran, shkum aty, Armend Muja në veri, gjithcka në rregull. Këtë javë jemi pa sovraniteti. Javën tjetër ndoshta prapë bëhemi sovran. Në secilën situatën, prej këtu e në Kinë një kryetar me 2% i dhunshëm s’është i ligjshëm.”, deklaroi Hyseni në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.