Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pesë policë me lëndime të lehta trupore pas trazirave në Zveçan

Gazeta10
26 May 2023 - 15:51

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta trupore, pas tensioneve të cilat u krijuan në Komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë.

Ende nuk dihet qartë se si janë lënduar këta zyrtarë policorë, por që në Zveçan u hodh edhe gaz lotsjellës dhe disa “shok-bomba”.

Gazeta 10 do t’iu mbajë të informuar mbi situatën në veri ku së fundi janë shtuar forca nga njesia speciale e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.