Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ambasadorët shqiptarë thirrje ndërkombëtarëve: Ruajeni neutralitetin, mbështeteni sundimin e ligjit në veri

Gazeta10
28 May 2023 - 13:13

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar për situatën që është krijuar në veri të Kosovës.

Ky këshill thotë në reagim se Kosova është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm, duke theksuar se këto incidente në veri janë të nxitura nga Beogradi dhe Rusia, shkruan Gazeta10.

“Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë Serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse. Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacënueshëm.”, thuhet në reagimin e KASH-it.

Poashtu KASH, iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ruajnë neutralitetin dhe ta mbështesinë Kosovën.

“Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.