
Në Gjakovë një vajzë ka raportuar se gjatë kohës që ishte duke punuar dy persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar.
Sipas raportit policorë dy personat e maskuar kanë qenë të armatosur si dhe kanë grabitur një shumë të hollash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Gjakovë 28.05.2023-21:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në një market duke punuar, kanë hyrë dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë të hollash dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.