Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre Osmanit

Gazeta10
29 Maj 2023 - 10:17

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfundur takimin  në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

 Aty ai ka pritur kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

Prezent në këtë  takim kanë qenë  dy kryetarët të cilët janë nga radhët e PDK-së .

Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani kanë qenë në  takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk kanë ardhur.

Ende nuk dihet se çfare është diskutuar në këtë takim si dhe dy kryetarët ende nuk kanë dalu nga zyrat e BE-së

Pas përfundimit të këtij takimi Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.