
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin njësitete speciale të Policisë nga veriu dhe të ulen në tavolinën e negocimit.
Von Cramon ka thënë se mënyra e vetme për të zgjidhur situatën është dialogu dhe në mënyrë konstruktive.
Von Cramon ka thënë se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në veri”.
“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, tha Von Cramon në konferencë për media në Prishtinë.
E pyetur për sjelljen e saj ndaj Policisë së Kosovës në veriu ku të dielën i pyeti “çfarë dreqin po bëni”, ajo ka thënë se “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty dhe se edhe në Gjermani kur ka marrë pjesë në protesta bënte të njëjtat pyetje”.
“Pavarësisht çka ndodh këtu (në Kosovë), ne do t’iu bëjmë pjesë të Këshillit të Evropës. Në çdo gjë që ndodh, Kosova ka mbështetjen tonë, por duhet t’i shihni gjërat që i keni në dorë, duhet t’i bëni ato gjëra me mençuri”, shtoi ajo./Gazeta10