Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i AGK-së: Bashkë me 30 gazetarë kemi ngecur brenda një lokali në Zveçan, serbët po e gjuajnë NATO-n me bomba me benzinë

Gazeta10
29 May 2023 - 17:21

Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha i cili po raporton nga porotesta në Zveçan ka njoftuar se bashkë edhe me 30 gazetarë tjerë, shqiptarë e serbë kanë ngecur brenda një lokali në afërsi të komunës.

Ai ka bërë të ditur se serbë të maskuar po hedhin bomba me benzinë tërë kohën drejt trupave të NATO-s që janë vendosur në afërsi të tyre, shkruan Gazeta10.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.”, ka shkruar kryetari Rexha.

Në Zveçan po vazhdon edhe më tutje përleshja e protestuesve me KFOR-in. /Gazeta10

https://youtu.be/e3r-YmxYXUc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.