Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulohen aktivitetet e ushtrimit ushtarak “Defender Europe ‘23”, shkak situata në veri

Gazeta10
30 May 2023 - 8:10

Situata në veri të Kosovës ka bërë që të anulohet aktiviteti i paraparë për sot në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”, thuhet  në njoftim.

Ndryshe stërvitja ‘Defender 2023’ ka filluar nga 21 maji dhe përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.