Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti këmbëngulës: Nuk e dorëzojë republikën demokratike, para milicisë fashiste

Gazeta10
30 May 2023 - 20:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në CNN për tensionet e ngritura në veri. Ai ka thënë se nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike para milicisë fashiste.

Kurti, i pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve dhe ndëshkimet nga SHBA, që lidhen edhe me përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 2023, ka thënë se fillimisht ndërkombëtarët kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se meqenëse e kanë njohur këtë rezultat, atëherë kryetarët janë ata që duhet të hyjnë në objektet e komunës.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët? Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste”, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse”. Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë”, ka vazhduar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se Kosova nuk mund ta privilegjojë një komunitet të vetëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.