Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Unë i kam fëmijët këtu, gjysma e qeverisë jashtë” – Canaj: Qëndrimi gjerman, i përafërt me të SHBA-së

Gazeta10
30 May 2023 - 23:57

Pas sanksioneve të para të SHBA-së, ish-diplomati Blerim Canaj ka paralajmëruar se edhe qëndrimi i qeverisë gjermane është i përafërt me atë se çfarë deklaroi sot ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Canaj në Prime Time tha, se qeveria gjermane pret tërheqje të qeverisë nga veprimet në katër komunat e veriut, transmeton Gazeta10.

Në rast të eskalimit të situatë në veri, ai thotë se gjysma e qeverisë i kanë fëmijët jashtë vendit dhe me nënshtetësi të huaj, për dallim nga shumica tjetër kosovare që jetojnë në Kosovë.

“Qëndrimi gjerman është i përafërt me atë se çfarë e tha ambasadori amerikan i SHBA-së. Madje, madje ata presin tërheqje, stabilizim të situatës atje. Tash si do të veprojë kryerministri i Kosovës në këtë rast, pritet të shihet. Që prej problemit të targave, vazhdimisht është shkuar duke e matur e matur tensionit se deri ku po shkojnë, ecë një hapë e kthehu.  Edhe Policia e Kosovë spo na dhimbëset, por ata po i dergradon. Ata janë pre e një udhëheqje çfare e kemi. Çka nëse nesër eskalon situata nesër. Gjysma e qeverisë që na udhëheq sot i kanë fëmijët jashtë vendit. Kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministrja e Jashtme, gjysma e tyre janë me nënshtetësi të huaj.”, tha Canaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.