Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Veriu nën tension edhe në ditën e tretë të protestave

Gazeta10
31 May 2023 - 19:12

Raporti: S. Alshiqi, E. Shala / Kanal10

Edhe të mërkurën ka vazhduar protesta e serbëve në tri komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Ndiqeni një përmbledhje të gjithë asaj çfarë ndodhi të mërkurën në këto tri komuna.

Një flamur serb i gjatë dhjetëra metra u shpalos në Zveçan, në ditën e tretë të protestave para objektit të komunës.

Por, kjo nuk iu mjaftoi. Më pas, ata i ngjitën flamujt serb në rrethojat që i ka vendosur KFOR-i dhe Policia, përreth objektit të komunës, në të cilin vazhdon të valëvitet flamuri i Republikës së Kosovës

Për dallim nga dy ditët e kaluara, të mërkurën, protestës iu bashkuan edhe mantelbardhët.

Nuk munguan as fjalimet e përfaqësuesve të serbëve, siç ishte ai i ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq.  

“Nuk ka grupe te rinjve që duan ta tensionojnë situatën, e as Ëagner. Është proteste paqësore, me këtë dalje kemi dashur t’i tregojmë të gjithëve që protesta është paqësore bashke me kërkesat që vazhdojmë t’i kemi. Largimin e policisë, lirimin e të arrestuarve dhe mos pranimin e kryetareve ilegal”, tha Dragisha Milloviq – Ish-kryetar i Zveçanit.

Por, situata ndryshoi pas disa orëve.

Kjo pasi vetura e Policisë së Kosovës kaloi pranë rrugës ku zhvillohej protesta.

Serbët sulmuan veturën, derisa më pas me të njëjtat veprime vulgare u kthyen edhe drejt mediave.

Tensionimi i situatës solli pranë protestës anëtarët e Listës Serbe e më pas edhe ardhjen e përfaqësuesve të KFOR-it.

Derisa, situatë kryesisht e qetë ka mbizotëruar të mërkurën në komunën e Leposaviqit.

Protestuesit serbë u mblodhën që nga ora 6 e mëngjesit, derisa makinat zyrtare të kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi vazhdonin të qëndronin brenda oborrit të komunës.

E, makina të tjera private që ndodheshin në atë zonë, pronarë të tyre kërkuan nga KFOR-i që t’ia dorëzonin atyre.

Situatë kryesisht e qetë ka qenë edhe në komunën e Zubin Potokut.

Por, reshjet e shiut bënë që një nga protestuesit serb të tentonte ta eskalonte situatën, duke iu drejtuar policisë së Kosovës.

Por, njëri nga protestuesit e ndaloi duke mos e lejuar që të bëjë një veprim të tillë.

E reshjet e mëdha të shiut nuk i ndaluan pjesëtarët e policisë që të mbajnë rendin dhe sigurinë para objektit të komunës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.