
Raporti: E. Shala/S. Alshiqi – Kanal10
Tri komunat veriore, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi edhe të enjten u përballen me protesta.
Serbët e këtyre komunave vazhdojnë t’i kundërshtojnë kryetarët e rinj të zgjedhur me 23 prill, duke kërkuar që detyrat e tyre të mos i kryejnë nga objektet komunale.
Të enjten, protestës në Zveçan, iu bashkuan edhe minatorët e Trepçës, nga komunitet serbë.
Ata u ankuan se nuk po mund të punojnë, për shkak të policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët dhe që 5 ditë nuk kemi punuar, nuk kemi pasur mundësi ta shpërndajmë materialin jashtë minierës” – DEK: Darko Milojevig – Minator
Në protestë më pas u bashkuan edhe gra të një institucioni parashkollor, të cilat nisën vallëzimin për nder të 1 qershorit, ditës së fëmijëve.
Me një flamur me mbishkrimin “Vetëm protesta, jo dhunë”, erdhi edhe politikani serb Aleksandar Arsenijeviç.
Ky aksion simbolik u duartrokit nga protestuesit.
Lideri i Iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, ka pasur një kërkesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Kjo protestë është veç protestë dhe jo dhunë. Porosisim kryeministrin Albin Kurtin që mos të bisedoj nga distanca me ne përmes tytave por ftoj ndërkombëtaret të vijnë të bisedojnë me ne. Ndihem keq që ka ndodh protesta dhuna ndaj KFOR-it qe është barrikadave për mos me pas telashe mes neve dhe policisë së Kosovës” – Dek: Aleksandar Arsenijević
Ndërkohë, qytetarët u nënshkruar në letër për të treguar se ishin pjesëmarrës në protestë.
Për këtë Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla përmes një postimi në facebook tha se pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta, protestuesit po detyrohen edhe të nënshkruajnë pjesëmarrjet e tyre në protestë.
Por një gjë të tillë e kanë mohuar vet qytetarët duke thënë se po nënshkruhen punëtorët e komunës të cilët nuk po lejohen të hyjnë brenda.
Ndërsa, edhe në Leposaviq, të enjten ka qenë protestë e qetë dhe pa incidente, por me disa veprime, ku kërkohej dorëheqja e kryetarit të ri, Lulëzim Hetemi.
Me veshje, fjalime e këngë nacionaliste kundër Kosovës, vazhdoi veprimi tjetër i protestuesve të cilët të drejtuar nga komuna brohoritnin për lirim të saj nga kryetari Hetemi.
Situata në Leposavic u monitorua edhe nga EULEX të cilët pas çdo 20 minuta vizitonin vendin ku po zhvillohej protesta.
Nga ora 15:00 numër i madh i protestuesve serb filluan të shpërndaheshin.
Protestë e qetë është zhvilluar edhe në Zubin Potok, ndonëse kryetari zgjedhur nuk po shkon në zyrë në objektin e Komunës, por detyrën po e kryen nga objekti i gjendjes civile në Çabër.