Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A u përjashtua Kurti nga diskutimet me liderët botëror për veriun? Flet deputetja e VV-së

Gazeta10
01 June 2023 - 23:42

Qëndrimet e tre liderëve të shtetit, presidentes Osmani, kryeministrit Kurti e kryekuvendarit Konjufca janë në harmoni të plotë me ato çfarë krerët i plasojnë qytetarëve, sipas deputetës së VV-së Jeta Statovci.

Ajo ka thënë në Prime Time se kryeministri Albin Kurti nuk u përjashtua nga diskutimet e sotme në Moldavi me liderët tjerë botëror ku u diskutua për tensionet në veri të vendit.

“Tre liderët kryesor të vendit, Osmani, Kurti e Konjufca kanë takime të rregullta. Dhe, qëndrimet e tyre janë në harmoni të plotë vazhdimisht me çfarë thuhet dhe i plasohet opinionit. Që të tre punojnë maksimalisht, kështu që çështja e instancave dhe formume e momenteve të takimit, pak ka rëndësi. Rëndësi ka qëllimi dhe koordinimi trepalësh që kanë krerët.”, tha deputetja e VV-së, Statovci në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.