
Përvjetori i Lidhjes së Prizrenti këtë vitë do të festohet ndryshe, festivali i muzikës rock tashmë po vjen në Prizren.
Nga data 10 dhe 11 Qershorë do të filloj festivali i njohur i rokut “Prizren Rock & Blues Music Festival”, ku në këtë festival bëhen bashkë të gjithë ardhuresit e muzikës rock&blues.
Ky event do të jetë manifestim i të gjithë rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite por edhe i yjeve të së sotmes e talentave të së ardhmes.
Te gjitha këto do të realizohen nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj.
Festivali gjithashtu implementohet nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm me partner kryesor Komunën e Prizrenit dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.
Hyrja në këtë festival do të jetë falas.
Artistët dhe grupet shqiptare që do të ndezin skenën në këto dy netë janë Blues Beatles, Playa Band, Samuli Federley, Leb i Sol, 3 Musketierët, “Minatori”, Jericho, Eugent Bushpepa dhe Menan Kiseri etj.
Një nga surprizat e zbuluar për publikun është se pjesmarrës gjithashtu do të janë grupet e huaja më në zë si dhe do të jetë një eksperiencë e paharrueshme për ta kthyer në traditë dhe duke synuar zhvillimin e veprimtarisë me krijimin e Akademisë së Rock&Blues, dhe Muzeut të parë të Rock& Blues për qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.
Producenti kreativ i Kanal 10, Ilir Tolaj për Gazeta10 gjithashtu ka treguar se ky festival në këtë edicion të parë do ta ketë sponsor medial njërin prej televizioneve më atraktive, Kanal 10.
Televizioni Kanal 10 për të gjithë adhuresit e muzikës rock&blues do të sjell disa storie të përgaditura nga ky festival ku të gjithë mund të kenë mundësin ti shohin.