
Ndonëse kampioni është mësuar tash e disa javë, lufta në pjesën e poshtme të tabelës vazhdon ende.
Barcelona fitoi titullin e saj të 27-të në histori të La Ligas me fitoren e saj ndaj Espanyolit ne stadiumin e këtyre të fundit.
Mirëpo, interesant po bëhet në fund të tabelës, me gjashtë skuadra që po vazhdojnë luftën edhe në xhiron e fundit për një vend në elitën e futbollit spanjoll.
Cadizi, i cili është i pozicionuari më së larti në tabelë, prapëseprapë rrezikon zyrtarisht rënien nga liga. Ata këtë javë luajnë ndaj Elches, si mysafir, me ndeshjen që luhet të dielen nga ora 21:00.
Derbi i mbijetesës zhvillohet mes Getafes dhe Real Valladollidit.
Valladollidi pret skaudrën nga Madridi në stadiumin e vet, gjersa shpreson në një fitore, pasi gjenden në pozitën e rrezikshme dhe kërcënohet të bie nga liga.
Valencia këtë xhiro pritet të ketë ndeshje shumë të vështirë në “Benito Villamarin”, aty ku e pret Real Betisi. Kjo sfidë fillon të dielën nga ora 21:00.
Almeria luan si mysafire e Espanyoli, i cili tashmë është përshëndetur nga La Liga. Takimi mes këtyre dy ekipeve luhet të dielën dhe po ashtu fillon nga ora 21:00.
Ndërkohë, punë më të vështirë ka Celta Vigo, e cila në xhiron e fundit në elitën spanjolle luan ndaj Barcelonës kampione, me ballafaqimin që zhvillohet ditën e diel me orarin e njejtë, nga 21:00.
Real Madridi, në xhiron e fundit do të pres në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Athletic Bilbao, e cila po lufton për një vend në Evropë.
Ekipi tjetër nga kryeqyteti, Atletico Madrid në këtë fundjavë luan ndaj Villarrealit, me ndeshjen që luhet të dielen nga ora 18:30.
Kampioni dhe vendet për Evropë janë mësuar, gjersa nga liga kanë rënë edhe zyrtarisht, Elche dhe Espanyol.