Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Ligue 1 përmbyllet këtë javë, PSG-ja kampion për herë të 11-të

Gazeta10
02 June 2023 - 12:26

Fundjava e parë e qershorit na sjell para ekranit xhiron e fundit në elitën e futbollit francez, me Paris Saint-Germain që është shpallur kampion për herë të 11-të në histori të klubit.

Klubi nga kryeqyteti po vazhdon dominimin në ligën franceze, kështu duke fituar titullin e dytë radhazi në ligë.

Këtë xhiro, Parisi luan ndaj Clermontit në “Parc des Princes”, gjersa kjo do të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me fanelën parisiene.

Ndërkohë, vendi i dytë Lensi, udhëton për në Auxerre, për të zhvilluar ndeshjen e fundit në ligën franceze këtë sezon.

Ajaccio pret në stadiumin e vet skuadrën e Marseille, e cila pas kësaj ndeshje do të jetë pa trajnerin e saj, Igor Tudor. Marseille pozicionohet në vendin e tretë, pozitë që të

dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Lille i Edon Zhegrovës, në xhiron e 38-të i shkon skuadrës së Troyes. Lille zë vendin e katërt në tabelë, gjersa ende nuk e ka të sigurt Evropën.

Rennes, e cila zë vendin e pestë në tabelë, xhiroja e fundit e gjen këtë skuadër në ‘dyluftim’ me skuadrën e Brestois.

Skuadra tjetër, e cila po lufton për Evropë, Monaco në këtë xhiro luan ndaj Toulouse, dhe me një fitore mund të shpresojë në kualifikim në Evropë, mirëpo duhet të pret

gabime nga skuadrat tjera.

Tre ekipe deri më tani janë zyrtarizuar që kanë rënë nga liga, ato janë: Troyes, Ajaccio dhe Angers, teksa edhe njëra prej Auxerre e Nantes do t’i bashkohet këtij grupi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.