Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktivistja për të drejtat e njeriut kërkon publikimin e emrave të përdhunuesëve të së miturës

Gazeta10
29 August 2022 - 14:22

Pas raportimit të Policisë së Kosovës për dhunimin e një të miture kosovare nga 5 persona ku dy prej tyre janë arrestuar, ka pasur reagime të menjëhershme të publikut.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Neri Ferizi, ka reagur në Facebook ku ka përdorur kampanjën #publikoniemrateperdhunuesve.

“#publikoniemrateperdhunuesve

– qe te dijme kush jane dhunuesit

– qe te dijme nga kush te ruhemi

– qe neser mos te na ndodh prape

– e burrat qe mund te jene dhunues potencial te mendojne dy here para se te veprojne

– qe ta veme drejtesine ne vend (kur shteti nuk eshte i afte me na mbrojte)

– qe ta ndihmojme drejtesine per 11 vjeçaren

#tragjedi

Kosovo Police”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.