Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avdyli e pyet AAK-në për mocionin: A jeni në koordinim me Vuçiqin e Radojiçiqin?

Gazeta10
02 June 2023 - 17:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka shtruar pyetje drejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për idenë e tyre që ndaj Qeverisë Kurti të thirret mocioni i mosbesimit.

“A e keni kontaktuar Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin. Vuçiq e ka ushtrinë në kufi, tanket në kufi. A keni biseduar për t’ia bërë qejfin? Me kë keni kontaktuar, me Vuçiqin apo Radojiçiqin për mocionin sepse pa ta nuk mund ta bëni”, është shprehur Avdyli.

Për këtë, ka reaguar Besnik Bislimi nga AAK-ja, i cili tha se reagimi i deputetit të VV-së është për keqardhje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.