Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lekaj fton deputetët që të shkojnë në veri, Konjufca me reagim epik: Pal, a po na prinë?

Gazeta10
02 June 2023 - 17:57

Deputeti i AAK-së, Pal Lejak, ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj veriut të vendit.

Në adresimin e tij gjatë seancës së sotme parlamentare, ku po diskutohet për situatën në veri, ai i ka ftuar deputetët që të shkojnë bashkë në veri. Kjo ftesë e Lekajt ka nxitur edhe reagimin epik të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Edhe një herë po them, hajde 110 deputetët të shkojmë në veri, e jo të bëjmë llafe këtu”, ka thënë Lekaj.

Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i kryeparlamentarit Konjufca.

A po na prinë Pal? Pal, me shku kallaj është”, ka thënë Konjufca.

Ky reagim i Konjufcës ka nxitur të qeshura të shumta në Kuvend./nacionale

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.