Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tragjedi| Shkon në 288 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Indi

Gazeta10
03 June 2023 - 8:39

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur.

CNN raporton se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë njerëz dyshohet se janë bllokuar nën vagona.

Në aksident u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një mallrash, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha në Indi.

Më shumë se 115 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje

Ushtria indiane, ekipe nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, Forca e Veprimit të Shpejtë të Fatkeqësive Odisha dhe shërbimet e zjarrit të shtetit janë dërguar në vend.

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ​​ranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë mbi 800 njerëz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.