Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Kurti të tregoj zgjidhjen e tij për veriun

Gazeta10
04 June 2023 - 13:36

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, ka thënë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri.

Feith tha për Euronews Albania se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.

“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik”, ka thënë Feithi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.