
Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani ka shkruar në Twitter lidhur me protestat masive që serbët po i mbajnë në Beograd kundër regjimit të Vuçiqit.
Ai ka thënë se kështu të qeta duken protestat e denja që nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme, duke theksuar se një Serbi demokratike do të sillte paqe në rajon, shkruan Gazeta10.
“Marrja e disa atmosferave të Maidanit nga Beogradi. Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. I qetë dhe i denjë. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.”, shkroi ai.
Pas këtij postimi ka reaguar, shefi i së ashtuquajtures Zyra për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, i cili tha se kjo është arsyeja se pse regjimi i Kurtit dëshiron që këto protesta ta rrëzojnë presidentin serb, që në krye të Serbisë të jetë dikush që e njeh shtetësinë e Kosovës, duke shtuar sesa të jetë Vuçiqi në krye kjo s’do të ndodhë asnjëherë.
Për këtë Vela pati një përgjigje tjetër, duke thënë se mbështetësitë e Vuçiqit kanë rënë në paranoja dhe s’mund ta pranojnë realitetin që njerëzit janë të ngopur me gënjeshtra të tyre.
‘’Gjendja shpirtërore e regjimit të Vuçiqit: Paranoja! Ata nuk mund të pranojnë se shumë njerëz në Serbi janë të ngopur me gënjeshtrat e tyre! Në vend të kësaj ata gjejnë “armiq” dhe “aleanca” që nuk ekzistojnë dhe nxisin argumente irracionale dhe të rreme.’’, shkroi Vela.
Kjo nuk është hera e parë që dy zyrtarët ‘’përleshen’’ me fjalë mes vete përmes postimeve në Twitter./Gazeta10