Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndeshja Prishtina-Gjilani: Bllokohen plotësisht dy rrugë në kryeqytet, kufizime në akset e tjera

Gazeta10
04 June 2023 - 20:23

Ditën e hënë disa rrugë të Prishtinës do të bllokohen nga Policia për shkak të ndeshjes së futbollit Prishtina-Gjilani që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se për mbarëvajtjen e ndeshjes, qarkullimin e tifozëve, do të ndërpresë qarkullimin që në orën 7:00 të datës 5 qershor në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Ju njoftojmë se për shkak të ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (5.6.2023), që nga ora 7:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Ndaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.