Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

Gazeta10
05 June 2023 - 8:33

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar një sërë pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara dhe për ta caktuar seancën e radhës, në të cilën parashihet të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pikë të tjera në këtë mbledhje do të jenë edhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023 si edhe Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Ndërkohë do të mblidhet Komisioni për buxhet për ta shqyrtuar Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.