Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me slloganin “T’du qashtu qysh je”, sot në Prishtinë hapet ”Java e Krenarisë”

Gazeta10
05 June 2023 - 8:56

Sot zyrtarisht pritet të bëhet hapja e Javës së Krenarisë në Kosovë, ku të pranishëm në hapjen zyrtare do të jenë presidentja, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

“Përmes slloganit ‘T’du qashtu qysh je’ në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me ‘T’du qashtu qysh je’ duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor”, njofton ”Prishtina Pride”.

Sipas Prishtina Pride, mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.