
Reperi Ledri Vula ka qenë i ftuar tek Donald dhe Romeo Vishaj në emisionin e tyre ‘’Më Lër të Flas’’, ku përveç planeve për muzikën nuk la pa përmendur edhe partneren e tij Sara Hoxhën, shkruan Gazeta10.
Këngetari tha për të se ajo e ndihmon në projektet e tij, ndërsa ai e ndihmon atë në sete fotografike.
‘’Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pelqen kjo?’, tregoi Ledri.
I pyetur nga prezantuesit se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si qift perfekt, Vula tha se nuk e di si i shohin të tjerët, por tregon se puthputhen më njëri tjetrin./Gazeta10