Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Multi-milioner” me buxhet, “Të varfër” me investime

Gazeta10
05 June 2023 - 19:52

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Opozita dhe njohës të ekonomisë kanë adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mungesë të investimeve kapitale. Për tre muajt e parë të këtij viti, pesë ministri nuk kanë shpenzuar asnjë cent për këtë kategori. Ministri i Financave, Hekuran Murati është arsyetuar me procedurat kohore, por ka thënë se sivjet do të ketë më shumë investime kapitale.

Pesë dikastere qeveritare nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

Nga mbi 800 milionë euro që janë paraparë për investime kapitale, Ministria e Financave, ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ajo e Drejtësisë, nuk e kanë realizuar asnjë projekt për periudhën janar-mars të vitit 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për shkak të procedurave kohore, për këta tre muaj nuk ka mundur të realizohen projekte të reja.

Por, mos investimet kapitale, kritika kanë hedhur nga partitë opozitare.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se është shqetësuese që dikastere qeveritare nuk realizojnë asnjë investim kapital.

Kurse, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ekzekutivin se nuk din t’i menaxhojë mjetet publike.

Ai ka thënë se Qeveria duhet të përgjigjet që taksat e qytetarëve nuk po i kthen në investime kapitale.

Mungesa e investimeve kapitale është vlerësuar si shqetësuese edhe nga njohës të çështjeve të ekonomisë.

Përveç ministrive që nuk kanë shpenzuar asnjë cent në investimet kapitale, edhe të tjerat kanë përqindje të ultë.

Vetëm me nga 1% shpenzime në investime kapitale janë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasuar nga disa dikastere tjera, por që gjithashtu kanë përqindje të ultë për këtë kategori. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.