
Ka përfunduar takimi i presidentes e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar.
Ende nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar në këtë takim, të dy emisarët mbrëmë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimi ata deklaruan se ndaj Kurtit kanë parashtruar tri kërkesa, qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog.
Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit.
