Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj bën ankesë për të fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Lirisë

Gazeta10
06 June 2023 - 14:10

Liria ka arritur të fitoj ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.

Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Megjithatë skuadra prizrenase mund ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0.

Arsyeja është se disa nga futbollistët e Lirisë kanë kontrata me klubin bardhezi deri më 31 maj, derisa ndeshja është zhvilluar më 4 qershor.

Kanë qenë shkrimet e ndryshme nëpër mediat vendore për futbollistët e Lirisë që kanë bërë Ferizajn të bëj ankesë.

Ferizaj ka bërë ankesë zyrtare në FFK ditën e djeshme dhe tani është në pritje.

Në rast se FFK i jep drejt Ferizajt, do të ishte një goditje për Lirinë pasi nuk ndodh thuajse askund në botë që kontratat të bëhen deri më 31 maj, pasi gjitha klubet i lidhin në kontrata futbollistët deri më 30 qershor.

Nëse del të jetë një gjë e tillë e vërtetë, atëherë futbollistët e Lirisë kanë luajtur pa kontrata më 4 qershor ndaj Ferizajt në ndeshjen e barazhit dhe skuadra e udhëhequr nga Andrej Panadic ka drejt ankese dhe mund ta fitoj rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.