Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vendi po shkon drejt zgjedhjeve” – Quni: Ne jemi të interesuar, por s’i kemi numrat

Gazeta10
06 June 2023 - 23:51

Rrëzimi i qeverisë Kurti dhe shkuarja në zgjedhje të reja, nuk po përjashtohet si mundësi që mund të ndodhë pas trazirave të fundit në veri e presionit ndërkombëtar për ta de-përshkallzuar situatën atje.

Kështu ka paralajmëruar deputeti i LDK-së Anton Quni i cili tha se ky subjekt politik është i interesuar ta rrëzoj Kurtin, transmeton Gazeta10.

Pavarësisht se opozita s’i ka numrat e mjaftueshëm që garantojnë rrëzimin e Qeverisë, Quni tha se për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare duhen plotësuar disa kushte tjera që determinojnë situatën aktuale që ndodhet Kosova.

“Ne jemi deklaruar për këtë çështje. Nuk duhet aftësi që nga matematika me ditë që opozita s’i ka numrat. LDK-ja është e interesuar, dhe bënë thirrje që autoritetet shtetërore, t’i vlerësojnë dhe ta kuptojnë situatën që po ofrohet nga partnerët tanë t’i merr seriozisht ato. Nuk përjashtohet mundësia që vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Por, kjo nuk varet nga LDK-ja.”, deklaroi Quni në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.