Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)

Gazeta10
07 June 2023 - 13:02

Në disa pamje të publikuara nga Gazeta Ditore shihet momenti edhe se si ka ndodhur aksidenti, ku humbi jetën i riu në Skenderaj.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar pasagjerja ndërsa vozitësi 33 vjeçar ka ndërruar jetë.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçare”, ka thënë Zahiti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.