Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Raportet me ShBA e BE, të shkëlqyera – kemi sfida me emisarët e tyre

Gazeta10
07 June 2023 - 16:49

Kryeministri Kurti vazhdon të insistojë se raportet me ShBA-në janë të shkëlqyeshme, përkundër fjalëve që i kanë thënë së fundi emisari Escobar e ambasadori Hovenier.

Ai ishte sot në Mitrovicë në një aktivitet të xhudos bashkë me ish-xhudisten Majlinda Kelmendi.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam të gjitha këto, por nuk mendoj se këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje prasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik e më progresist në Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh Kurti para gazetarëve.

Ai tutje vazhdoi se raportet me ShBA-në e BE-në ishin të shkëlqyeshme.

“Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe ShBA-në janë të shkëlqyeshme,” – vazhdoi kryeministri.

Kurti e ka mohuar se ka para vetes ndonjë ultimatum të dhënë nga emisarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.