
Lionel Messi më në fund ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Messi karrierën e tij pritet ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te skuadra e Inter Miamit.
35-vjeçari ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona, por kjo gjë nuk është e mundur pasi Barcelonës fillimisht i është dashur të shesë disa futbollistë dhe ylli argjentinas nuk është i gatshëm të presë.
Për Messin kishte edhe një ofertë nga marramendëse nga skuadr arabe, Al Hilal, por ai e refuzoi kalimin në Lindjen e Mesme.
Ylli argjentinas u largua nga Paris Saint-Germanin si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me ekipin francez ishte valide deri në fund të këtij edicioni.