Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Kriminelët e sulmuan KFOR-in e Policinë me bomba të prodhuara dhe sjellura nga Serbia

Gazeta10
07 June 2023 - 21:44

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një postim në twitter ka thënë se ushtarakët e NATO-s, policët e Kosovës dhe gazetarët në veri u sulmuan nga grupe kriminale me granata dore të prodhuara në Serbi.

Kurti tha se granatat e dorës të modelit Slavo Rudojiq Buojno M75 dhe shok-bombat Ruçna Shok Bomba P98 janë prodhime dhe të sjella nga Serbia, raporton Gazeta10.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe gazetarë”, shkroi Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.