Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gashi: Abdixhiku e Haradinaj gjithmonë kanë treguar gatishmëri në këso momente

Gazeta10
29 August 2022 - 22:25

Blerim Gashi i ka vlerësuar si vendime të duhuara të krerëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinajt nga AAK-ja, për t’iu bashkuar ftesës së kryeministrtit Kurti për takim në kuadër të dialogut me Sebrinë.

Komentatori politik ka shtuar se veprimi i PDK-së duke refuzuar ftesën e shefit të qeverisë, është totalisht gabim, shkruan Gazeta10.

“Shkuarja e Abdixhikut e Haradinajt në takim me Kurtin nuk është për tu çuiditur. Sepse të dy e kanë treguar  që në këso moment të kthesave të mëdha të bëhen bashkë. S’besoj që Kurti ka diçka me u tregu përveç asaj që edhe ata e dinë. Duhet të takohen liderët politikë sepse pastaj bëhet temë në opinion. E shoh gabim veprimin e PDK-së që e kanë refuzuar”, tha Gashi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.