Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sa dhoma i kanë të gjitha hotelet e Kosovës?

Gazeta10
08 June 2023 - 19:50

Raporti: Bleona Dallaveraj / KANAL10

Në Kosovë ekzistojnë një numër jo shumë i madh i hoteleve, ndonëse kjo shpeshherë është edhe sfidë për turistët që zgjedhin Kosovën si destinacion kryesor për të kaluar pushimet. Sipas odave të turizmit, shqetësim mbetet mungesa e hoteleve në vendet turistike, si bjeshkë e male.

Turizmi vazhdon të mbetët një ndër sektorët shumë pak të zhvilluar në Kosovë.

Ndonëse, vendi ofron histori, arkitekturë, male e bjeshkë të bukura për t’u vizituar, jo shumë turistë zgjedhin ta vizitojnë Kosovën.

Por, ata që zgjedhin Kosovën si destinacion të tyre për pushime, përballen edhe me sfidën e mungesës së hoteleve.

Madje, Kosova ofron vetëm rreth 8 mijë dhoma pushimi në të gjithë territorin, gjë sipas Odës së Hotelerisë, është shqetësuese.

Por, sipas Unionit të Turistëve të Kosovës, tjetër shqetësim është edhe mungesa e hoteleve në vendet turistike si bjeshkë e male.

Turizmi në Kosovë mbetet në nivele jo të kënaqshme, ku gjatë vitit të kaluar, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në të gjithë territorin e vendit kanë pritur rreth 26 mijë turistë të huaj. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.