Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Albion Rrahmani ftohet nga Kosova për ndeshjet e qershorit

Gazeta10
11 Qershor 2023 - 16:12

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjet e qershorit iu është bashkuar edhe sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani.

Rrahmani shkëlqeu këtë edicion me Ballkanin, ku ishte edhe golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar me 21 gola.

Ai ishte ftuar edhe në ndeshjet e marsit nga “Dardanët” po nuk luajti në asnjërën ndeshje.

Kosova më 16 qershor përballet me Rumaninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë “Dardanët” ndeshen me Bjellorusinë në Budapest.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.