Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vendosi flamurin kuqezi në komunë, policia serbe merr në pyetje kryetarin

Gazeta10
12 June 2023 - 14:37

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se ka pranuar një ftesë për të u paraqitur në Gjykatën e Serbisë me pretendimet se ai ka shkelur ligjet e shtetit serb.

Kjo ftesë ka ardhur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike, raporton Gazeta10.

Sipas tij, kjo e dëshmon mjaftë mirë diskriminim që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës.

‘’Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në Gjykatën e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike. Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajmë gjithmonë.’’, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.