
Debatik Curri edhe zyrtarisht do ta drejtojë skuadrën e Prishtinës për edicionin e ardhshëm.
Curri ishte bërë trajner i përkohshëm i “bardhekaltërve” në mars të këtij viti, si zëvendësues i Ismet Munishit.
Gjatë kësaj periudhe ai kishte pasur një ecuri mjaft të mirë me skuadrën nga kryeqyteti, ku në fund të sezonit arriti të fitonte edhe Kupën e Kosovës.
Pasi u emërua kryetrajner i Prishtinës, Curri tha se ky është një privilegj i madh për të dhe njëkohësisht ai u shpreh shumë i lumtur që do të vahzdojë ta drejtojë ekipin e tij të zemrës.
“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me klubin e zemrës, FC Prishtina. Vendimin për emërimin si kryetrajner, e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, është privilegj për mua. Kjo më jep përgjegjësi që të vazhdoj t’i ushtrojë detyrat e mija të plota që këto suksese t’i përsërisë edhe në edicionin e ri. Jam i bindur se do të vazhdojë rrugën e lavdishme të një klubi siç është Prishtina.”
Pas triumfit në Kupë, Prishtinës i mundësohet pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, por mbetet të shihet deri në fund nesë klubi nga kryqyteti do të licencohet për plasman në kompeticionet evropiane.