
Zëvendëssekretari i NATO-s, gjenerali Mircea Geoana, ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, i cili e ka informuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Geoana ka thënë se bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në rajon vazhdon ta bëjë ndryshimin.
“KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian e OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar ai.
Më 5 qershor, përforcime të reja të NATO-s kanë arritur në Kosovë pas tensioneve në veri. Rreth 500 ushtarë nga Turqia kanë zbritur në Kosovë dhe janë në gatishmëri nëse është e nevojshme.