Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kraki ‘shpërthen’ ndaj Shqipërisë: Shteti më i prapambetur dhe qesharak në Evropë

Gazeta10
13 June 2023 - 23:49

Profesori universitar nga Franca, Nezir Kraki ka komentuar vendimin e  Shqipërisë për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë në ”Prime Time” se me këto veprime Rama po tenton ta marrë një rol që s’e ka pasur kurrë, duke akuzuar edhe shtetin shqiptar si një shtet qesharak, sepse udhëheqësitë e tij s’i respekton askush.


‘’Me këto veprime si drafti, po tenton të marrë një rol që s’e ka pasur kurrë. Që s’e ka as si Shqipëri, sepse ky shteti shqiptar i sotit është më qesharak në hartën gjeografike të Evropës. Është më i korruptuar e prapambetur në gjitha aspekte, më i përgazun, shtet udhëheqësit e të cilit s’i pranon askush, s’i respekton askush. Është shteti, kryeministri i të cilit është në hetime në Amerikë se ka ble secrete shtetërore amerikane përmes sekserit amerikan që është ish-agjent i FBI-së. E ky del na thotë se ju jeni gabim. Ndërmjetsuesitë janë legjitim se janë palë, ky është jashtë çdo konfiguracioni politik negociues.’’, ka thënë Kraki./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.