Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia serbe arreston dy kosovarë në Merdare

Gazeta10
14 June 2023 - 8:49

Gjatë ditës së djeshme dy kosovarë janë arrestuar nga policia e Serbisë në Merdare

Bëhet fjalë për Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin.

Kështu tha për Klankosova.tv Labinot Maliqi, vëllai i njërit prej të arrestuarit

“Po, e kanë arrestuar vëllain dhe dhëndrrin”, tha ai.

“Ata nuk i kanë marrë policia që janë në Merdare. Kanë ardhur policia nga Beogradi. Kur i pyeta për arsye ata thane i kemi arrestuar “Veç pse janë shqiptarë”, tha Maliqi.

Maliqi tha se janë njoftuar të gjithë institucionet relevante.

“I kemi njoftuar policinë, edhe të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ambasadën atje”, theksoi ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.