
Pas arrestimit të djeshëm të serbit Milun Milenkoviq nga Policia e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video nga momenti i sulmit të dy të rinjve shqiptarë, duke shkruar se ata u sulmuan nga serbi i arrestuar, raporton Gazeta10.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, shkruan në faqen zyrtare të VV-së në facebook.
Me videon e publikuar VV-ja ka lavdëruar ministrin e saj Xhelal Sveçla duke shkruar “Republika nuk do të zmbrapset”. /Gazeta10/