Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrustemi për ndërkombëtarët: Kosova s’do ta paguajë tërheqjen e Serbisë nga Rusia

Gazeta10
15 June 2023 - 0:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kosova nuk është e gatshme të paguaj me sovranitetin e saj, për atë që po i kërkojnë ndërkombëtarët, shkruan Gazeta10.

Rrustemi ka thënë në ‘’Prime Time’’, se nëse ata mendojnë që përmes Kosovës, duan ta largojnë Serbinë nga orbita ruse, Kosova s’është e gatshme të paguajë më sovranitet për një gjë të tillë.

‘’ Nëse bashkësia ndërkombëtare në kontekst të zhvillimeve gjeopolitike ka një vëmendje të shtuar për ta hequr Serbinë nga orbita ruse, që mund të jetë legjitime në pikëpamjen e tyre. Edhe unë do doja që të ishte vend paqësor, që njeh fqinjët, nuk ndërhynë në punët e tyre, sepse në fund e kemi vend fqinj. Por, Kosova nuk është e gatshme të paguaj për tërheqjen e Serbisë nga orbita ruse, nga sovraniteti i saj e ligjshmëria kushtetuese”, tha Rrustemi në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.