
Një grua ka raportuar në polici se ishte dhunuar seksualisht nga një i dyshuar më të cilin ishte në një lidhje dashurie dhe që ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit policor njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe janë duke e hetuar rastin.
I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa me ngjarjen e ndodhur është informuar edhe prokuroria.
‘’Prishtinë 14.06.2023 – 05:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie ka kryer veprën e cekur ndaj saj, kundër vullnetit të saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar’’ thuhet në raport policor./Gazeta10