
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku të ndodhur në mes të tri veturave në Gjilan, raporton Gazeta10.
Këto tri vetura ishin duke lëvizur në kahun e njëjtë.
Sipas policisë një burrë i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur dy vetura të tjera, dhe që ngkishte ndodhur në Gjilan.
‘’Rr. Kamenicës, Gjilan 14.06.2023 – 07:05. Ka ndodhë aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, të cilat ishin duke lëvizur në kahen e njëjtë. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur dy vetura tjera. Si pasojë lëndime kanë njëri drejtues dhe një pasagjerë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar’’, thuhet në raport policor./Gazeta10