Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrëmbimi i tre policëve, Rama “shuplakë” KFOR-it: Prej dje jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre

Gazeta10
15 June 2023 - 15:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Twitter, lidhur me rrëmbimit të tre efektivëve të policisë në Kosovë.

Rama shkruan se efektivët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, teksa shton më tej se që prej ditës së djeshme qeveria shqiptare është fokusuar tek lirimi i tyre.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.