Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizreni me model të ri të bashkëpunimit me qytetarët për buxhetin, takimi i radhës në Kurillë

Gazeta10
15 June 2023 - 13:01

Komuna e Prizrenit ka vazhduar organizimin e nismës së buxhetimit me pjesëmarrje në lagjen Kurillë. Pas takimit një ditë më herët në Zhur, qytetarë në Kurillë patën mundësi të propozojnë idetë dhe të votojnë për pesë projektet më të mira, thuhet në njoftimin e komunës.

Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi ka thënë se kjo nismë po realizohet për herë të parë në komunën e Prizrenit.

“Jemi shumë të lumtur që pas Zhurit, takimi i buxhetimit me pjesëmarrje i radhës po mbahet në Kurillë, njera nga lagjet më të mëdha të qytetit. Kjo nismë po organizohet për herë të parë nga komuna jonë dhe jemj të kënaqur me interesimin e treguar të qytetarëve” ka thënë Gashi.

Nisma e buxhetimit me pjesëmarrje po realizohet për herë të parë nga Komuna e Prizrenit me përkrahjen e USAID Kontrata Sociale.

Në këtë fazë janë përzgjedhur tri vendbanime të komunës sikurs Zhuri, lagja Kurillë dhe Reçani, një fshat i banuar me qytetarë boshnjak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.