
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane të zbatimit të ligjit ishte rreth 200. Më 2023, sipas “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, kjo shifër ka arritur në mbi 700.
Zëri i Amerikës bisedoi me disa pjesëtarë të organeve ligjzbatuese në Nju Xhersi dhe Nju Jork, të cilët flasin mbi sfidat e karrierës së tyre dhe rëndësinë e shtimit të numrit të shqiptaro-amerikanëve me uniformën blu.